Zyrtare: Roma do ta shkarkojë trajnerin në fund të sezonit

Prishtinë | 04 Maj 2021 | 12:18 | Nga Ekonomia Online

Roma ka njoftuar se do të ndahet me trajnerin Paulo Fonseca në fund të sezonit.

Fonseca nuk arriti të bëjë ndonjë impakt te skuadra kryeqytetase dhe do të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni.

Vendin e tij sipas të gjitha gjasave do ta zërë Maurizio Sarri.

Aktualisht Roma gjendet e shtata në tabelë, ndërsa është edhe në gjysmëfinale të Evropa Ligës, por ka disavantazh 6:2 ndaj Manchester Unitedit në ndeshjen e parë që u luajt në “Old Trafford”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme