Zyrtare: Thiago Silva vazhdon me Chelsean

Prishtinë | 04 Qer 2021 | 17:23 | Nga Ekonomia Online

Qendërmbrojtësi brazilian, Thiago Silva e ka zgjatur kontratën me kampionin e Evropës, Chelsean.

Silva ishte lider i skuadrës, të cilën e udhëhoqi drejt lavdisë evropiane duke e fituar titullin e dytë të Ligës së Kampionëve.

36-vjeçari i ardhur vitin e kaluar te Chelsea ka zgjatur kontratën edhe për një vit me ekipin nga “Stamford Bridge.

Synimi i tij tani do të jetë triumfi në Premierligë.

Nën drejtimin e Tuchel, Chelsea u këndell duke fituar Champions Leaguen.

Kujtojmë se Tuchel e Silva kishin qenë së bashku në PSG, ku sezonin e kaluar ishin mposhtur në finale nga Bayern Munchen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme