Vuçiq deklarohet pas takimit në Bruksel: “Faleminderit që besoni në udhëheqjen tonë”

Prishtinë | 27 Shk 2023 | 18:17 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është deklaruar në rrjetet sociale pas takimit me zyrtarët evropianë, Joseph Borrell dhe Mirosllav Lajçak.

Ai ka falënderuar qytetarët e Serbisë për përkrahjen që i kanë dhënë delegacionit serb në Bruksel.

“Faleminderit të gjithëve që kanë besim në udhëheqjen e tyre shtetërore dhe që besojnë se do të bëjmë më të mirën për vendin tonë”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.

Shefi i Politikës së Jashtme dhe Sigurisë i Bashkimit Evropian dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi kanë pritur sot në takime të ndara kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Takimi i Borrellit dhe Lajçakut me Vuçiqin, ka filluar pas takimit të mbajtur midis tyre dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Pas orës 17:00, pritet të mbahet një takim i përbashkët i lehtësuesve të dialogut me të dyja palët.

Të ngjashme