Vuçiq ia kujton Rusinë deputetit ukrainas me urdhërin për ushtrinë për shkak të targave: Kjo është histeri

Prishtinë | 01 Nën 2022 | 13:18 | Nga Ekonomia Online

Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, ka reaguar pas deklaratës së ministrit serb të Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, se presidenti serb ka dhënë urdhër që ushtria të jetë në gjendje gatishmërie, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat.

Ai tha kjo është histeri dhe sipas tij i ngjason me “një nga fqinjët” e tyre, ku siç duket fjalën e ka për Rusinë.

“Histeria në Serbi. Forcat e armatosura kaluan në gatishmëri të lartë luftarake. Për shkak të hyrjes në fuqi të masave të reja të riregjistrimit të veturave në Kosovë. Beogradi menjëherë fillon të kthejë gjithçka në një temë ushtarake. Të kujton shumë një nga fqinjët tanë, a mendoni kështu?”, ka shkruar ai.

Vuçeviq tha se ky urdhër është dhënë për shkak të situatës në Kosovë pas vendimit të Qeverisë për targat, ka raportuar Danas.

Vuçeviq ka thënë se “Serbia është një vend serioz dhe për këtë arsye askush nuk duhet të bëjë lojëra lufte”.

“Ne nuk mund të jemi të qetë dhe jemi për dialog”, ka deklaruar ai.

Të ngjashme