Kida ka gati projektin e ri

Kida ka gati projektin e ri

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Orhidea Latifi – Kida po vjen me një këngë të re. Lajmin e bëri të ditur përmes një storie në Instagram, lajm ky që i gëzoi të gjithë fansat e artistes.

“Po vjen”, shkroi ajo në storie, transmeton rtv21.tv

“Tela” mban titullin projekti i saj paraprak, i cili rezultoi shumë i suksesshëm. Këtë këngë ajo e solli në bashkëpunim me artistin e njohur të skenës, Ermal Fejzullahu.

Videoprojekti i tyre numëron mbi 39 milionë klikime./21Media