Xhuli Nura merr vëmendjen në Prime me fustanin transparent

Prishtinë | 10 Mar 2023 | 23:19 | Nga Ekonomia Online

Modelja e njohur shqiptare, Xhuli Nura, ka kaluar mbi 90 ditë në shtëpinë e famshme të Kosovës.

Ajo është konsideruar një lojtare mjaft e fortë dhe një nga banorët pretendent për të fituar këtë reality shou.

Gjatë gjithë këtij rrugëtimi nga Xhuli nuk kanë munguar debatet me konkurrentët e tjerë.

Veç kësaj, ajo shpesh ka marrë vëmendje edhe me paraqitjet nëpër spektakël e po ashtu edhe brenda në shtëpi.

Një gjë e tillë ka ndodhur edhe së fundmi në spektaklin e natës së sotme (e premte).

Modelja nga Drenica zgjodhi një fustan ngjyrë vjollcë transparent, që kishte vënë më në pah gjoksin.

Duhet theksuar që kanë mbetur vetëm edhe pak ditë deri në finalen e madhe, ku njëri prej tyre do të fitojë çmimin 200 mijë eurosh.

Të ngjashme