Ymeri tregon përparësitë dhe mangësitë e Arben Vitisë dhe Liburn Aliut nëse futen në garë për Prishtinën

Prishtinë | 31 Maj 2021 | 21:27 | Nga Ekonomia Online

Kur kanë mbetur pak muaj nga mbajtje e zgjedhjeve lokale në Kosovë Lëvizja Vetëvendosje ende nuk ka zyrtarizuar ndonjë kandidat për kryetarë të komunave e as për kryeqytetin.

Në “Debat Plus” ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Visar Ymeri ka bërë një analizim të dy prej kandidatëve të mundshëm nga LVV për kryetarë të Prishtinës, e ata janë Arben Vitia dhe Liburn Aliu.

“Zoti Vitia e ka një përparësi, ajo është popullariteti dhe elokuenca dhe qetësia e tij që e ka në publik e që ja ka rritur atij profilin politik. Natyrisht se do të varet edhe puna që ai do të bëjë në Ministrinë e Shëndetësisë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

“Ndërkohë që ministri Liburn Aliu përparësi e ka që ka qenë Drejtor i Urbanizmit në Prishtinë dhe natyrisht që ai e njeh mirë Komunën e Prishtinës dhe mendoj që e ka karakteristikën themelore që i duhet një qyteti e që është njohja e arkitekturës dhe planifikimit hapësinor”.

Ymeri ka folur edhe për mangësitë që sipas tij kanë dy kandidatët e përfolur për kryetarë të Prishtinë.

“Sa iu përket mangësive, zoti Vitia edhe sa ka qenë drejtor në Komunë e Prishtinës por edhe si ministër është dëshmuar se e ka të vështirë të merr vendime. Praktikisht për vendimmarrjen e vet bazohet në këshillat që ia jep dikush tjetër. Kjo do të ishte një mangësi e madhe për një kryetarë të Prishtinës. Ai do të jetë shumë i varur prej nivelit qëndror…Sa i përket zotit Aliu, ai ka vështirësi shumë të madhe në menaxhim. Pra ai shumë vështirë e managjon kohën dhe njerëzit”, tha ndër të tjera Visar Ymeri.

Të ngjashme