24 orë Kryetar: Uran Ismaili takon taksistët, janë pjesë identitare e Prishtinës

Prishtinë | 11 Tet 2021 | 15:53 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili ka takuar taksistët e kryeqytetit me të cilët ka komunikuar për sfidat e tyre.

Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Facebook, ku ka shkruar se taksistët janë pjesë identitare e Prishtinës.

Postimi i plotë:

24 orë Kryetar – ora 14:00, takimi shoqatën e taksistëve
Taksistët e njohin më së miri qytetin dhe janë pjesë e identitetit të qytetit. Ata komunikojnë më së shumti me qytetarët dhe i dijnë mirë sfidat e secilës lagje. Brenga e tyre kryesore është mungesa hapësirave për parking, dhe për këtë diskutuam sot me Shoqatën e Taksive. Do të sigurohem që taksitë të kenë kushte të mira të punës dhe të vazhdojnë të mbesin pjesë identitare e Prishtinës.

Të ngjashme