AAK-ja nuk ka ankesa për mbarëvajtjen, fton qytetarët të votojnë

Prishtinë | 17 Tet 2021 | 17:11 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) është shprehur e kënaqur me mbarëvajtjen e zgjedhjeve deri më tani, raporton Ekonomia Online.

Vasilika Zoka-Asllani, anëtare e Kryesisë së AAK-së tha se nga komunikimet e deritanishme nuk kanë hasur në parregullsi duke ftuar qytetarët që të vazhdojnë të votojnë.

“Nga komunikimet e shtabit dhe jashtë saj kemi konstatuar se nuk ka parregullsi, dhe se tradita po tregon që qytetarët dinë të sillen drejtë dhe mirë. Përderisa janë orët e fundit ju bëjmë thirrje që të dalin dhe të votojnë. Falënderojmë Policinë e Kosovës dhe mediet që po mbajnë të informuar qytetarët, e po ashtu edhe komisionerët. Komunikimin e ardhshëm do ta kemi në orën 21:00”, tha Zoka-Asllani.

Të ngjashme