Abdixhiku në mbështetje të Tahirit – zotohen në punësimin e të rinjve e përkrahje parezervë për bujqit

Vushtrri | 09 Nën 2021 | 13:46 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati i LDK-së për kryetar të komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka mbajtur tubim elektoral, duke u premtuar qytetarëve se në mandatin e ardhshëm do të fokusohet në zhvillimin ekonomik e  punësimin e të rinjve.

Pas dorës nuk do të lihen as bujqit e fermerët, ku Tahiri u zotua se do t’i përkrahë ata në çdo moment.

“Bashkë me familjen time e me ju kemi ndarë gëzimin e ëndrrat tona për Vushtrrinë. Qyteti që duam ka ndryshuar me projekte. Kemi sjellë ujin këto 4 vite, kemi ndërtuar çerdhe, kemi ndërtuar rrugë, ujësjellës e kanalizime. Të gjitha zotimet e mia i kam realizuar me përkushtim. Sfidat që pandemia ka pasur sa na kanë forcuar. Projektin jonë sjellë zhvillim e punësim për të rinj e gra në qendër të programit kemi vendosur punësimin e gruas. Do të përkrahim bujqit e fermerë. Unë kërkoj mbështetjen tuaj me votë që të vazhdojmë rrugëtimin e ndryshimit ashti siç e duan fëmijët tanë të zhvilluar. Vushtrria nuk mund të kthehet mbrapa ju takon juve. Të dielën me 14 nëntor dilni votoni numrin 160 votoni Vushtrrinë.

Ndërsa, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se Xhaferi mendon dhe jeton për Vushtrrinë, duke theksuar se edhe në mandatin e ardhshëm përkushtimi i tij për të finalizuar projektet do ta vazhdojë.  

“Xhafa është kryetari që ka përmbushur të gjitha premtimet. Përkushtimi i tij është shndërruar në shembull për të gjithë. 4 vite më parë e filloi transformimi e Vushtrrisë kthim prapa nuk ka. Ne kemi arsye t’i dalim qytetarëve faqebardhë për të kërkuar edhe 4 vite të tjera. Me 17 tetor folët me zë të lartë. Vota juaj e riktheu LDK në vendin e parë  sot LDK është me numrin më të madh të asamblistëve në nivel vendi. Në Vushtrri besimi juaj ndaj LDK-së u rrit shumë. Kërkoj që kështu të bashkuar masovisht të punoni më tepër e festa jonë ka kuptim me 14 nëntor kur Xhafer Tahiri vazhdon punën si kryetar i Vushtrrisë. Ai me qeverisjen e tij del ballëhapur para qytetarëve Vushtrrisë. Me 14 nëntor do të jepni vulën zërit tuaj. Programi është për qytetarët e këtij vendi. Ai mendo  dhe jeton për Vushtrrinë”.

No description available.

Të ngjashme