Abdixhiku në Vushtrri: Xhafa është njeri i vlerave Rugoviste, një kryetar shembull me të cilin mburret gjithë LDK-ja

Vushtrri | 05 Nën 2021 | 23:27 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, bashkë me kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, kandidatin e LDK-së, Xhafer Tahiri, sonte kanë mbajtur tubim me aktivistë të LDK-së dhe me qytetarë të Vushtrrisë.

Abdixhiku i falenderoi vushtrriasit për pritjen e ngrohtë duke ju thënë se Vushtrrisë i duhet një Kryetar i ndershëm dhe i pastēr sikurse Xhafer Tahir.
“Para jush e keni një kandidat të shkelqyeshëm, një njeri të vlerave Rugoviste, një mik të jashtëzakonshëm, një kryetar shembull me të cilin mburret gjithë LDK -ja “ ka thënë Abdixhiku.

Nga ana tjetër edhe Xhafer Tahiri është shprehur i lumtur duke e cilësuar si nderin më të madh të jetës së tij prirjës së ndryshimit të madh në Vushtrri.

“E kam nderin më të madh të jetës të ju prij e të jem i pari ne mesin e të barabartëve e bashkë ta vazhdojmë një qeverisje të mirë, bashkë të vazhdojmë e ta bëjmë krenar qytetin e Ahmet Krasniqit e Hasan Prishtinës. Do ta bëjmë Vushtrrinë për të gjithë një realitet sepse çdo qytetar i Vushtrrisë pavarësisht bindjes partiake, fetare e etnike e meriton një Komunë që të kujdeset në mënyrë të drejtë e të barabartë për të gjithë” ka thënë Tahiri.

May be an image of one or more people, people sitting, people standing, suit and indoor
May be an image of one or more people and people standing
May be an image of one or more people, people standing, suit and indoor

Të ngjashme