Abdixhiku: Ta ruajmë standardin e demokracisë pasi ashtu jemi fitues të gjithë

Prishtinë | 14 Nën 2021 | 10:13 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Uroj që kjo ditë të ruaj standardin e demokracisë të ndërtuar tash e sa kohë, tha kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pasi votoi në Shkollën Fillore “Faik Konica” në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Abdixhiku ishte i shoqëruar nga bashkëshortja dhe vajza e tij.

Para medieve, ai tha se kjo është ditë e veçantë për Kosovë, duke falënderuar të gjithë institucionet e angazhuar në mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

“Sot është një ditë e veçantë për Kosovën, është ditë e demokracisë, një ditë kur vendimmarrja kalon tek qytetarët aty ku duhet të jetë gjithmonë. Falënderoj të gjithë zyrtarët e zgjedhjeve qe po kujdesen që kjo të jetë ditë e mirë. Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë, e ky proces të ruaj standardin e lartë që e kemi ndërtuar tash e sa kohë, në këtë standard fitues është Kosova, fitues janë të gjithë”.

Të ngjashme