Adriana Matoshi: Dil voto sa nuk është bërë vonë

Prishtinë | 17 Tet 2021 | 17:57 | Nga Ekonomia Online

Aktorja dhe njëherësh deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, duket se e ka kryer obligimin e saj qytetar.

Ajo përmes rrjeteve sociale njoftoi ndjekësit se ka votuar teksa u bën thirrje të gjithëve që të dalin në mënyrë që ta sigurojnë të ardhmen e tyre.

“Përshëndetje ju bëj thirrje me dal me votua sepse me votën e juaj e siguroni ardhmërinë e juaj. Faleminderit për mirëkuptim. Dilni dhe votoni më të mirin”.

“Dil voto sa nuk është bërë vonë”, kanë qenë fjalët e Matoshit në postimet e bëra në InstaStory.

E njëjta ndërkohë u zgjodh deputete në Kuvend në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

Adriana këtë vit bëri debutimin në politikë duke theksuar se do jetë zëri i të gjithëve e po ashtu për t’i mbështetur kolegët në fushën e artit.

Të ngjashme