Agim Aliu fiton bindshëm në Ferizaj, s’ka nevojë për balotazh

Prishtinë | 17 Tet 2021 | 20:04 | Nga Ekonomia Online

Agim Aliu, kryetari aktual i Ferizajt do të jetë edhe për katër vjet të ardhshme i pari i kësaj komune.

Ai, sipas EXIT POLL-it të Albanian Post, ka fituar 59.7% të votave.

Kurse i dyti është kandidati i Vetëvendosjes, Valon Ramadani, me 25.2%.

Në vendin e tretë në Ferizaj është pozicionuar Sibel Halimi me 12.2%, kurse kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është i katërti me 2.9%

Të ngjashme