Agim Bahtiri i padëshirueshëm në Tavnik, Policia e blindon lagjen

Prishtinë | 29 Sht 2021 | 19:45 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka dalë pranë shkollës fillore “Migjeni në Mitrovicë, aty ku kryetari Agim Bahtiri do të mbajë tubim.

Nga pamjet e siguruara nga “Jepi zë” shihen forca të shumta të Policisë në atë pjesë.

Edhe një qytetar ka ironizuar me këtë takim, duke pyetur përse duhet policia kur “kryetarin e don populli”.

“Pranë shkollës fillore Migjeni gjenden forca t’shumta të policisë, për shkak tubimit ‘’madheshtor‘’ të kryetarit aktual! Një kryetar që e “ don populli “ pse ka nevojë ton kto vetura t’policisë n’lagjen tonë?!”, shkruan qytetari F.B.
Kujtojmë se një nga tubimet e fundit të Bahtirit përfundoi me rrahje në lagjen “Tjegullore”, dhe aty ndërhyri edhe Policia.

Lagjja Tavnik ku edhe do mbahet ky tubim është zgjuar sot me disa parulla të shkruara nëpër mure.

Të gjitha këto ishin kundër kandidaturës së Agim Bahtritit nga VV për Kryetar të Mitrovicës.

Në disa prej këtyre parullave shkruhej: “E duam Albinin, por jo Agimin”, “Tavniku me Albinin, kurrë me Agimin”, “E duam Vetëvendosjen, por të reformuar”.

Ndryshe grupi “Djemtë e Tavnikut” kanë paralajmëruar që nga fillimi nuk do ta përkrahin kandidaturën e Bahtirit për kryetar, ndërsa mbesin besnik përkrahës të Albin Kurtit, por nga ai kërkojnë një VV të reformuar në Mitrovicë.

Të ngjashme