Agim Bahtiri qeverisi komunën me akraba: Nip, motër, re të motrës e baballak të djalit

Prishtinë | 15 Tet 2021 | 21:01 | Nga Ekonomia Online

Qeverisja e Agim Bahtirit, përveç se do të mbahet mend si qeverisja më dobët dhe më e komentuar nga gjithë Kosova për shkak të kryetarit të saj, ajo do mbahet mend edhe për udhëheqje familjare.

Bahtiri gjatë mandateve të tij kishte arritur të rehatojë në Komunë disa anëtarë të familjes, shkruan portali mitrovicas “Jepi zë”.

Nga shoferi personal, djalin e vëllait të tij Nehat Bahtirin e kishte emëruar drejtor në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Djalin e motrës Brahim Hazirin, gjatë qeverisjes së tij, Bahtiri e kishte rehatuar në pozitën e shoferit.

Fillimisht renë e motres Elidiana Haziri, e kishte angazhuar në kabinet, por më vonë ia kishte siguruar votat për asamblenë komunale nga radhët e AKR-së, subjekti politik në të cilin Bahtiri vendoste për gjithçka.

Motra e e tij Xheverije Bahtiri, ishte zgjedhur me ndihmën e Bahtirit si anëtare e Kuvendit Komunal nga radhët e AKR-së. Ndërkaq edhe drejtori për Infrastrukturë, Naser Muja, është edhe baballaku i djalit të tij. Dhe jo vetëm këta familjarë, pasi Bahtiri ka punësuar disa nga kushërinjtë nga Gushavci në Komunë dhe institucione të tjera që menaxhohen nga komuna.

Ndryshe, sllogani i Albin Kurtit që familjarët janë për dasma, nuk ka vlejtur për Bahtirin dhe Faruk Mujkën, pasi edhe ky i fundit kishte punësuar renë në Teatër, ndërsa kunatën në stacionin e Autobusëve. Punësimet e vazhdueshme të familjarëve dhe njerëzve të dëgjueshëm të kryetarit dhe nënkryetarit, ka bërë që shumë aktivistë të Lëvizjes të dalin kundër mënyrës së udhëheqjes së komunës në emër të VV-së.

Këto janë pozita rehatuese nga qeverisja e Agim Bahtirit:

  1. Nehat Bahtiri, Drejtor i emergjencave- Gushac;
  2. Besnik Beka, Drejtor i Urbanizmit – Gushac;
  3. Sami Zeka, ish Drejtor i Urbanizmit tash drejtor në “Omni Sport”, Gushac;
  4. Naser Muja, Drejtor i Shërbimeve Publike, (vjehërri i djalit të Agim Bahtirit);
  5. Ardiana Hajra, shefe e kabinetit, Gushac;
  6. Arben Sahiti, ish vozitës i kryetarit, tash i punësuar në Teatrin e qytetit, Gushac;
  7. Antigona Ibrahimi, ish Shefe e Kabinetit tash e punësuar në Teatër;
  8. Arijan Tahiri, ish asistent i nënkryetarit tash i punësuar në Teatër;
  9. Lulzim Hasani, bashkëpunetor i Drejtorit të DKRS-së, i punësuar në Teatër;
  10. Ardian Kavaja, ish drejtor i DKRS-së tash i punësuar në Teater;
  11. Faton Deliu, i afërt me nënkryetarin e komunës, Faruk Mujka.
  12. Valmire Sylejmani, është pranuar në punë në Teatër me një konkurs totalisht ilegal dhe pa e përfilluar asnjë procedurë madje as nuk është shpallur në faqen zyrtare të komunës së Mitrovicës.

Të ngjashme