AKR kërkon rinumërim të plotë në Prishtinë: Jemi dëmtuar 1 deri 2%

Prishtinë | 24 Tet 2021 | 11:47 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Aleanca Kosova e Re ka kërkuar rinumërim të plotë të vendvotimeve në komunën e Prishtinës, raporton Ekonomia Online.

Gëzim Mehmeti, i cili garoi në zgjedhjet e fundit komunale për kryetar të Prishtinës, tha se disa individëve u është abuzuar vota.

“Qytetarët kanë treguar një kulturë të lartë të zgjedhjeve e edhe KQZ, mirëpo ka që disa individë kanë abuzuar me këto zgjedhje, dhe AKR është dëmtuar me 1 deri 2%. Ne kemi prova dhe edhe pse nuk janë rezultatet preliminare, po ju jap disa shembuj ku është abuzuar me votat e partisë tonë”.

Kërkesa e tyre kryesore është që të ketë rinumërim të të gjitha vendvotimeve.

“Kërkesa jonë është që në Prishtinë tek të gjitha vendvotimet të shkohet në rivotim duke pasur parasysh provat që kemi. Ne si subjekt politik do të paraqesin provat tona në PZAP, por edhe ankesa individuale. AKR pra kërkon rinumërim të votave në të gjitha vendvotimet”

Mehmeti tha se deri tani nuk kanë marrë ndonjë kërkesë për koalicion.

“Ne për arsye se nuk kemi pasur akoma rezultatet preliminare dhe se nuk u është ofruar nga ndonjë parti kërkesë për koalicion”.

Të ngjashme