Analisti i afërt me VV Pozhari: Xhafer Tahiri është model i kryetarit të cilin do ta donte secila komunë

Prishtinë | 09 Tet 2021 | 21:23 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar komune në zgjedhjet e 17 tetorit është mysafir në emisionin context në ATV.

Gjatë zhvillimit të debatit analisti i afërt me Lëvizjen Vetëvendoje, Xhevdet Pozhari ka thënë se Xhafer Tahiri është modeli i kryetarit të cilin do ta donte secila komunë.

“Në Vushtrri presim një garë që do të jetë ferë mirëpo nuk shoh fortë ndryshime dhe mund të them se zotri Xhafer Tahiri është një model i kryetarit që do ta donte secila komunë, me gjithë këto arritje sidomos në fushën e shëndetësisë ku kemi pasur shumë kandidat që kanë qenë shumë të pa përgatitut sa i përket investimeve në fushën e shëndetësisë”, tha Pozhari.

Të ngjashme