Ankohet qytetari se dikush ka votuar në emër të tij

Prishtinë | 17 Tet 2021 | 11:06 | Nga Ekonomia Online

Qytetarët nga të gjitha komunat po shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet lokale që po mbahen sot në vend.

T7 po raporton drejtpërdrejtë nga të gjitha komuna e vendit për të sjellur informacionet e fundit nga atje.

Një parregullsi është raportuar në komunën e Gjilanit ku një qytetar ka bërë të ditur për T7 se dikush kishte votuar në emrin e tij, ndërsa atij i është thënë se mund të votojë me kusht.

“Po kam votuar, e kam një ankesë, kishte votuar dikush në emrin tim e mua ma bën votën me kusht. Ku me u drejtu tash? Quhem Riza Zeneli. Kishte votuar dikush në emrin tim, më tha ti mundesh me votu me kusht, tash kujt me iu drejtu unë? Nuk e di a numërohet ajo votë a nuk numërohet”, ka thënë ai në T7.

Të ngjashme