Anton Quni kërkon zbardhjen e vrasjes së komandant “Drinit”

Prishtinë | 01 Tet 2021 | 17:13 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Anton Quni, kërkon nga institucionet e drejtësisë që të zbardhet sa më shpejt vrasja e heroit të Kosovës, Ekrem Rexha ‘Drini’.

Sipas tij, ‘Drini’ ishte një patriot i madh.

“Vrasja makabër e tij duhet zbardhur sa më parë nga organet e drejtësisë “, tha Quni, shkruan PrizrenPress

Sipas tij, kriminelët që vranë ‘Drinin’, duhet të vihen para drejtësisë.

Quni, e ka ngritur në piedestal figurën e heroit të Kosovës.

“Me angazhimin e tij gjatë luftës së UÇK-së dhe në Kosovën e pasluftës, Ekrem Rexha-‘Drini, mbetet përjetësisht shembulli më i mirë i një patrioti të madh, idealisti e atdhetari vizionar”, u shpreh ai.

Më 8 maj 2000 ish-komandanti i UÇK-së, Ekrem Rexha-‘Drini’, qe vrarë para shtëpisë së vet në Prizren. Kjo vrasje pati ndodhur në rrethana misterioze. Drejtësia vendore dhe ndërkombëtare, edhe pas angazhimit, ka dështuar për gjetjen e vrasësve të tij.

Të ngjashme