Arben Vitia: As unë e as Vetëvendosja nuk jemi të zhgënjyer nga rezultati

Prishtinë | 17 Tet 2021 | 21:47 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia, ka thënë se ai dhe subjekti i tij politik nuk shprehin zhgënjim nga rezultatet e deritanishme që vijnë nga kryeqyteti.

Vitia për RTV Dukagjini u deklarua se meqenëse janë të parët, nuk ka vend për zhgënjim, shkruan Gazeta Express.

“Në asnjë moment nuk jam i zhgënjyer as unë as Lëvizja Vetëvendosje. Deri tani ne prijmë dukshëm nga kandidatët e tjerë. Nuk ka asnjë arsye për zhgënjim”, ka thënë ai.

Tutje, ai ka përuruar institucionet dhe qytetarët për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

“Deri tani me 30 për qind nuk mund të themi nëse kemi fituar. E rëndësishme është që sot ka pasë një proces demokratik. Mendoj që përmbi të gjitha ka fitu demokracia. Kur i kemi të gjitha rezultatet nga terreni, ne do dalim me to. Mund ta kenë lakmi edhe rajoni. Nuk ka pasë asnjë ekses të vetëm”, ka deklaruar ndër të tjera ai.

Nga përditësimi numërimëve të votave i orës 20:15, në Prishtinë po prin Arben Vitia i Lëvizjes Vetëvendosje me 41.46 për qind. Pas tij është kandidati i LDK-së, Përparim Rama, me 32.49 për qind

Të ngjashme