Arben Vitia: Besoj se do të fitojmë, por do të presim të gjitha rezultatet

Prishtinë | 14 Nën 2021 | 20:08 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Arben Vitia, në një konferencë për media, ka thënë se janë duke i pritur rezultate përfundimtare.

Ai tha se po prijnë sipas disa sondazheve, për 2 pikë para kandidatit të LDK-së, por nuk dukej shumë entuziast për fitoren.

“Sot siç jeni dëshmitarë kanë qenë një palë zgjedhje të jashtëzakonshme për shembullin e organizimit të zgjedhjeve.

“Ne jemi duke pritur rezultatin dhe sapo të kemi rezultatet përfundimtaret e KQZ-së do dalim në konferencë. Tani janë duke u numëruar votat nga komisionerët tonë”.

“Në momentin që i kemi rezultatet do të dalim me qëndrimin tonë”, tha ai.

Të ngjashme