Ardian Gjini shpall fitoren: Të festojmë me kujdes!

Gjakovë | 14 Nën 2021 | 19:25 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i AAK-së për Gjakovën, Ardian Gjini, në një mënyrë e ka shpallur fitoren e tij përballë Mimoza Kusari-Lilës.

“Në Gjakovë të gjitha projeksionet na nxjerrin fitues. Ky është një lajm i mirë dhe fitore për Gjakovën. Jam i lumtur, sidoqoftë për 45 minuta ose më pak besoj se do të dalin rezultatet preliminare të cilat do ta konfirmojnë atë që pothuajse të gjithë e dinë”.

“Urime të gjithëve dhe faleminderit shumë. I lus të gjithë të festojnë me kujdes. Me festu po, por me kujdes”, ka deklaruar ai para medieve.

Të ngjashme