Arrestohen komisioneri dhe vëzhguesi nën dyshimet për shitblerje të votës

Prishtinë | 17 Tet 2021 | 17:47 | Nga Ekonomia Online

Me urdhër të prokurorit të Shtetit, Policia e Kosovës ka ndaluar dy persona në Komunën e Malishevës, për veprën penale “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin” nga neni 214 i KPRK-së.

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se dy të arrestuarit janë një vëzhgues dhe një komisioner nga qendra e vendvotimit në gjimnazin “Hamdi Berisha” nën dyshimet për shitblerje të votës.

Me urdhër të prokurorit të Shtetit, të njëjtit janë në ndalim.

“Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës mbeten të përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre ligjore, në mënyrë profesionale, transparente dhe të paanshme karshi qytetarëve dhe vendit, andaj inkurajojmë të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me Prokurorinë e Shtetit dhe Policinë e Kosovës dhe njëherit të raportojnë për ç’do rast të kundërligjshëm që ndërlidhet me sigurinë dhe procesin zgjedhor”, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme