Arrijnë në Kosovë materialet me fletëvotime nga Sllovenia

Prishtinë | 10 Nën 2021 | 14:39 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi për Ekonomia Online e ka konfirmuar se kanë arritur në Kosovë materialet me fletëvotime nga Sllovenia, për raundin e dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave, e të cilat do të mbahen me 14 nëntor.

Sipas, Elezit numri i fletëvotimeve që janë shtypur janë 1 milionë e 136 mijë e 150.

“Mund t’ua konfirmoj se nga Sllovenia janë sjellur në Kosovë fletëvotimet për raundin e dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave, që do të mbahen më 14 nëntor”.

“Numri i fletëvotimeve që janë shtypur është 1,136,150 fletëvotime. Pra, janë shtypur 124,421 apo 9.87% më pak fletëvotime sesa numri i përgjithshëm i votuesve në 21 komunat ku do të mbahet raundi i dytë. Numri i qytetarëve me të drejtë vote në këto komuna është 1,260,571 votues”.

Të ngjashme