Avdyli: Prizreni s’ka kohë t’i kthehet pushteteve korruptive

Prishtinë | 19 Tet 2021 | 14:50 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli, i cili bën pjesë në grupin parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se kandidati i kësaj partie për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka, do të fitojë në balotazh, raporton Ekonomia Online.

Në një prononcim për Ekonomia Online, Avdyli ka thënë se Prizreni nuk ka kohë t’i kthehet pushteteve të kaluara, teksa thotë se PDK-ja ka pasur shumë afera korruptive.

“Normalisht që zgjidhja e vetme në Prizren ka qenë Mytaher Haskuka në vitin 2017 edhe tani në këto zgjedhje jo mjaftueshëm për të fituar pa balotazh të dielën por besoj se qytetari i Prizrenit tashmë ka vendosur pa marrë parasysh pazareve që mund të ndodhin, qytetari nuk i nënshtrohet pazareve të askujt sepse ai do ta sheh drejtimin e askujt. Prizreni nuk ka kohë t’i kthehet pushteteve të kaluara që kanë qenë pushte abuzive, e që normalisht zotri Totaj nuk ka qenë kryetar por partia e tij ka pasur shumë afere”, u shpreh Avdyli.

Tutje ai ka folur për funksionalizimin e Listës Guxo, duke thënë se shumë shpejt do të zgjidhet kryetari dhe Kryesia. Ai ka mohuar akuzat se kjo parti është e përçarë.

“Haskukën e përkrahin një numër i madh që janë në Prizren, pra partitë minoritare që kanë një numër të konsiderueshëm, pastaj kemi partitë tjera më të vogla dhe Lista Guxo që e ka përkrahur që nga fillimi dhe do të vazhdojë ta përkrah edhe në balotazh. Jo nuk është e përçarë, ne kemi një strukturë e që shumë shpejt do të bëhet regjistrimi i partisë, do ta zgjedhim kryesinë e partisë. Tani për tani, kjo strukturë nuk është e përçarë, jemi unik në drejtimin që do t’ia japim Kosovës dhe vendit”, u shpreh ai.

Ndërkaq shprehet i gatshëm që të udhëheq me ministrinë e Shëndetësisë, por që thotë se për këtë temë nuk është biseduar ende.

“Nuk kemi biseduar për këtë dhe nuk është tema tani për tani. Normalisht që kur je në politikë, atëherë je i gatshëm me marrë detyra dhe përgjegjësi të cilat t’i besojnë”, u shpreh Avdyli.

Lexo më shumë:

Të ngjashme