“Bashkë Qeverisim”- slogani i Vetëvendosjes për zgjedhjet lokale

Prishtinë | 19 Sht 2021 | 13:14 | Nga Ekonomia Online

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur sloganin e tyre për zgjedhjet e lokale të 17 tetorit.

“Bashkë Qeverisim” është slogani që do të përdoret në këtë fushatë zgjedhore nga LVV-ja të cilët kanë deklaruar se 144 është numri i komunës, 144 është numri i Bashkë Qeverisjes.

Postimi i plotë:

Bashkë Qeverisim drejt zhvillimit, drejtësisë dhe mirëqenies për të gjithë.

Bashkë Qeverisim sepse punën që e filluam me qeverinë po e vazhdojmë me komunat, sepse kryeministrin që e kemi në qendër e kemi në secilin pjesë të vendit me ju e pranë kandidatëve tanë që garojnë në këto zgjedhje.

Për qeverisjen lokale me program modernizues, të ndershëm e humanist që ju do e jetësoni duke mbështetur kandidatë tanë me 17 tetor! 144 është numri i komunës, 144 është numri i Bashkë Qeverisjes!

Të ngjashme