Bashkëshortja e Ademajt: Astrit në vend se të votonim bashkë, hodhem lule mbi varrin tënd

Prishtinë | 17 Tet 2021 | 15:11 | Nga Ekonomia Online

Bashkëshortja e ish- kandidatit të PDK-së për komunen e Pejës Astrit Ademaj Valbona Ademaj, i cili u vra para një muaji ka shkruar një shkrim shumë të ndjerë në ditëne zgjedhjeve, përcjell InLajmi.

Ademaj ka thënë se në vend që fëmijët të shikonin babin e tyre për të votuar, ata shikonin përmes Tv me lot në sy e shumë të mërzitur njerëz duke të hedhur lule te varri

Ajo ka shtuar se drejtësia në zbardhjen e rastit mbas kësaj tragjedie ua qetëson shpirtin sadopak

Postimi i plotë i saj pa ndërhyrje:

Sot në ditën kur do të votonim për ty Astrit, në vend që fëmijët të shikonin babin e tyre duke votuar, ata shikonin përmes Tv me lot në sy e shumë të mërzitur njerëz duke të hedhur lule te varri yt

Ngushëllimi që e marr vazhdimisht nga secili që takohem është ‘ Bonu e fort për fëmijët ‘, po ku ta marr atë forcë kur i shoh fëmijët kaq të mërzitur që brenda vetës po vuajn për babin e tyre e në anën tjetër kujdesen për mua duke u munduar të më kursejnë nga mërzia.

Astrit ashtut qysh mke thon çdoherë ‘ EDHE ME VDEK SE KAM DERT, SE E DI QFARË FMIVE PO LO PAS VETES, ASHTUT QYSH KAM DASHT PO BOHEN FMIJA ‘ ke pas plotësisht të drejt, shpresojë të rriten të përgjegjshëm ashtut qysh kemi dasht dytë!

Drejtësia në zbardhjen e rastit mbas kësaj tragjedie na e qetëson shpirtin sadopak, që Aela e Buroni ta din të vërtetën pse iu është vrarë babi, pse këtyre iu ndalua të kenë babën e tyre afër ashtu si fëmijët tjerë.

I lusim të gjitha organet kompetente që sa më shpejt të zbardhin këtë rast!

Të ngjashme