Ramosaj premton ndërtimin e kompleksit të “Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së” në Gllogjan

Prishtinë | 28 Sht 2021 | 15:24 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, bashkë me Kryetarin e Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së në Dukagjin, Komandantin Abdyl Mushkolaj, kanë vizituar punimet në ndërtimin e kompleksit të “Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së për Dukagjin” në Gllogjan, ku ka paraparë ndër projektet më madhështore në Kosovë.

Ai tha se pret me padurim që ky projekt shumë shpejt të finalizohet, duke shtuar se nuk do të ndalet derisa të ndërtohen memoriale e komplekse të lavdisë, që nderojnë luftën dhe sakrificën e bijve e bijave më të mira të vendit, në emblemën e UÇK-së.

Postimi i plotë:

Bashkë me Kryetarin e Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së në Dukagjin, Komandantin Abdyl Mushkolaj, vizitova punimet në ndërtimin e kompleksit të “Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së për Dukagjin” në Gllogjan, e që padyshim është një nga projektet më të bukura, e më madhështore në Kosovë, si dëshmi e historisë më të lavdishme të kombit tonë!Padyshim është një nga projektet, që me shumë dëshirë pres finalizimin e shpejtë e të plotë të tij. Dhe nuk do ndalemi së ndërtuari memoriale e komplekese të lavdisë, që nderojnë luftën dhe sakrificën e bijëve e bijave më të mira të vendit, në emblemën e UÇK-së!#PërDeçaninSkaMeUndalBR

Të ngjashme