Bedri Hamza pasi Exit Poll-et e nxjerrin fitues: Kjo është Mitrovica e vërtetë

Prishtinë | 17 Tet 2021 | 19:45 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza, iu është drejtuar për herë të parë qytetarëve mitrovicas duke thënë se ky është shpirti i Mitrovicës.

“Kjo është Mitrovica e vërtetë. Ky është shpirti i Mitrovicës. U bashkuam për qytetin tonë, për ta ndryshuar, për ta zhvilluar”, ka shkruar Hamza në llogarinë e tij në Facebook.

Sipas rezultateve të EXIT-POLL-eve, në Mitrovicë, Bedri Hamza ka fituar pa balotazh në garën lokale duke e mposhtur kryetarin aktual, Agim Bahtirin.

Të ngjashme