Bedri Hamza viziton fabrikën e betonit, u premton përkrahje kompanive mitrovicase

Prishtinë | 01 Tet 2021 | 14:12 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për Kryetar Komune nga radhët e PDK, Bedri Hamza, ka vizituar sot fabrikën e betonit “Feis-Com” në kuadër të fushatës së tij zgjedhore.

Ai tha se u njoftua nga afër me punën që po bëhet në fabrikën e cila përpos betonit prodhon edhe material ndërtimor.

Hamza u shpreh se në qeverisjen e tij asnjëherë s’do mundojë përkrahja për kompanitë mitrovicase.

Postimi i plotë:

“Isha për vizitë në fabrikën e betonit dhe të materialit ndërtimor “Feis-Com”, ku pashë nga afër punën që po bëjnë. Në qeverisjen time, asnjëherë nuk do u mungojë përkrahja kompanive të Mitrovicës.

Ne do ta finalizojmë dhe funksionalizojmë Zonën e Lirë Ekonomike, si dhe do ta kompletojmë tërësisht infrastrukturën e saj. Bashkë për Mitrovicën!”

Të ngjashme