Behxhet Pacolli e vlerëson lartë programin e Xhafer Tahiri për zhvillim ekonomik të Vushtrrisë

Prishtinë | 30 Sht 2021 | 21:06 | Nga Ekonomia Online

Në vazhdën e mbështetjeve të vazhdueshme nga lider të mëdhenjë, sot Kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, kandidatin e LDK-së, Xhafer Tahiri e ka vizituar Kryetari i AKR-së dhe ish Presidenti i Kosovës Behxhet Pacolli  i cili e ka vlerësuar  lartë programin  Tahirit për zhvillimin ekonomik dhe atë të zhvillimit e mbështetjes së bujqësisë në Vushtrri. 

Mes tjerash, LDK dhe AKR janë së bashku në koalicion në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Postimi i plotë i Tahirit:

Sot na nderoi me vizitë në Vushtrri, Kryetari i AKR-së, ish Presidenti i Kosovës Behxhet Pacolli

Si njeri tepër i sukseshëm në projekte zhvillimore, Pcolli e vlerësoi lartë programin tonë ekonomik dhe atë të zhvillimit e mbështetjes së bujqësisë në Vushtrri. 

Partneriteti ynë me AKR është në interes të qytetarëve të Vushtrrisë. 

Ndryshimin e bëjmë bashkë me qytetarët e Vushtrrisë.

Të ngjashme