Bekë Berisha: Synim im kryesor është që ta bëjë Istogun qytet progresiv dhe gjithëpërfshirës

Prishtinë | 07 Tet 2021 | 16:41 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të komunës së Istogut, Bekë Berisha ka zhvilluar takimet me banorët Uçë, bashkë me kandidatin për Asamble, Negjdet Ramaj.

Berisha tha se kanë diskutuar për vizionin dhe synimet e tij për ta bërë Istogun, qytet progresiv dhe gjithpërfshirës.

Megjithatë ai tha se janë të gatshëm të bashkëqeverisin me secilin qytetarë.

Psotimi i plotë:

Në takim me banorët e fshatit Uçë, bashkë me kandidatin për Asamble, Negjdet Ramaj. Diskutuam për vizionin dhe synimet tona për ta bërë Istogun, qytet progresiv dhe gjithpërfshirës.

Kërkesat kryesore të banorëve të kësaj ane, do të implementohen menjëherë në mandatin tonë katër vjeçar dhe këta qytetarë nuk do të përballen më me vështirësitë e kaluara.

Ne jemi të gatshëm të bashkëqeverisim me secilin nga ju, duke qenë në dispozicion tuajin në çdo vend dhe orë.

Çdoherë pranë juve!

121

Të ngjashme