Bekë Berisha zotohet se do t’i mbështesë klubet dhe sportistët

Prishtinë | 23 Sht 2021 | 18:24 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i AAK-së për komunën e Istogut, Bekë Berisha, është zotuar se do t’i mbështesë klubet dhe sportistët.

Postimi i plotë:

Vizitë Klubit të Futbollit Istogu, që vepron si shoqëri aksionare, së bashku me kandidatin për Asamble Komunale, Dritan Bajramaj, ku biseduam me drejtorin e klubit, Fazli Bytyçi dhe menaxherin, Abdyl Çetaj.

Problemet me të cilat ballafaqohet ky klub janë kryesisht infrastrukturore. Konkretisht sigurimi i një hapësire të mjaftueshme për ndërtimin e një stadiumi të ri, me fusha përcjellëse.

Pronarët kanë siguruar mjetet e mjaftueshme nga fondi evropian, por, komuna nuk ka mundur të sigurojë një hapësirë të nevojshme për ndërtimin e stadiumit.

Premtoj, që vendi dhe hapësira e nevojshme do të përfundohet gjatë një vjeçarit të parë të mandatit tim si kryetar.

Zotohem për mbështetje të vazhdueshme klubeve dhe sportistëve, me të gjitha mjetet e duhura për arritjen e sukseseve si brenda dhe jashtë vendit.

No description available.
No description available.
No description available.

Të ngjashme