Berisha: Banja ka potencial të bëhet një ndër qendrat kryesore të zhvillimit

Prishtinë | 30 Sht 2021 | 07:52 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të komunës së Istogut, Bekë Berisha ka thënë se në cdo tubim po shpalos planet për të ardhmen e Istogut, duke theksuar se kësaj radhe ishin të pranishëm në Banjë.

Berisha në bashkbisedim me banorët e kësaj zone u njoh me hallet dhe problemet e tyre.

Sipas tij, Banja ka potencial të bëhet një ndër qendrat kryesore të zhvillimit, duke bërë investime të reja në të.

Postimi i plotë:

Planet tona për të ardhmen e Istogut po shpalosen me entuziasëm në çdo tubim. Kësaj radhe ishim të pranishëm në Banjë, ku na mirëpriti kandidati për Asamble Komunale, Florim Turkaj.

Diskutuam miqësisht për hallet dhe problemet, që hasin çdo ditë banorët e kësaj zone.

Banja, ka potencial të bëhet një ndër qendrat kryesore të zhvillimit, duke bërë investime të reja në të.

Me hapa konkret drejt së ardhmes dhe zbatim me përpikmëri të ideve tona, do të mbështesim çdo qytetarë në realizimin e projekteve të cilat, do të sjellin benefite të larta dhe, do të ndikojnë në ngritjen dhe zhvillimin e vendit!

#Meqytetarët121

Të ngjashme