Berisha ka kritikuar qeverisjen e kaluar të LDK-së: Ndryshimi në Istog do të ndodhë me 17 tetor

Prishtinë | 11 Tet 2021 | 18:18 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të komunës së Istogut, Bekë Berisha thotë se ndryshimi në Istog do të ndodhë me 17 tetor.

Berisha ka kritikuar qeverisjen e kaluar të LDK-së, duke thënë se ka dërrmuar Istogun, të rinjtë janë duke ikur sepse s’kanë perspektive sepse ata nuk kanë ku të punësohen.

Sipas tij, ka ardhur koha që të ndryshohet qeverisja në Istog.

Postimi i plotë:

Ndryshimi në Istog do të ndodhë me 17 tetor!

A e dini pse?

Sepse qeverisja 21-vjeçare e LDK-së e ka dërrmuar Istogun, të rinjtë janë duke ikur sepse s’kanë perspektivë, ata s’kanë punësim, fermeri është shkatërruar dhe harruar, biznesi i mbytur e i shantazhuar, administrata është kapur nga pushteti e korrupsioni ka lulëzuar.

Kështu që ka ardhur koha për ta ndryshuar Istogun, me mua kryetar.

121

https://www.facebook.com/BekeBerisha/videos/598292267878550

Të ngjashme