Berisha: Lufta e UÇK-së është e shenjtë, zotohem se familjet e dëshmorëve do të nderohen me kujdes të veçantë

Prishtinë | 09 Tet 2021 | 22:20 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të komunës së Istogut, Bekë Berisha ka vazhduar takimet në Zabllaq, ku edhe mori përkrahje maksimale.

Berisha tha se te kryefamiljari Menduh Dervishaj, gjithmonë gjendet forca dhe motivi për të vazhduar rrugën drejt dhe duke mos e harruar luftën e UÇK-së, ku kjo familje ka humbur 3 djemtë.

Sipas tij, çdo familje e dëshmorëve do të nderohet me kujdes të veçantë.

Postimi i plotë:

Në fshatin Zabllaq, vizitë familjes se Menderesit, Menhendit (Puçit) dhe Mentorit. Te kryefamiljari Menduh Dervishaj, gjithmonë e gjejmë forcën dhe motivin për të vazhduar rrugën e drejtë si dhe për të mos harruar asnjëherë luftën e UÇK-së, në të cilën familja Dervishaj humbi 3 djemtë e saj. Qyteti ynë ka nevojë për t’u ndryshuar, programi ynë parashehë përfshirje të plotë për çdo familje, e familjet e dëshmorëve do të nderohen me kujdes të veçantë. Çdo gjësend nga lufta, do të trajtohet e do të vlerësohet gjeneratë pas gjenerate. Lavdi!

Të ngjashme