Berisha: Në mandatin e ardhshëm do të ndërtojmë objektin e ri të shoqatës “Gurrat e Bardha”

Prishtinë | 14 Tet 2021 | 22:45 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të komunës së Istogut, Bekë Berisha ka vizituar shoqatën e Gjuetarëve “Gurrat e Bardha”, në Istog.

Berisha tha se në mandatin e ardhshëm do të fokusohet në ndërtimin e objektit të ri të shoqatës, duke e financuar me grante.

Postimi i plotë:

Vizitë Shoqatës së Gjuetarëve “Gurrat e Bardha” në Istog. Bashkë me kryetarin Enver Maxharraj dhe anëtarët e tjerë diskutuam për nevojat dhe sfidat me të cilat ata ballafaqohen. Istogu, njihet si regjion me florë dhe faunë të pasur. Andaj, bashkëqeverisja jonë do t’i ndihmojë gjuetarët në plotësimin e kërkesave të tyre. Synim i joni është edhe ndërtimi i objektit të ri të shoqatës, duke i financuar me grante, si dhe do të bëhet riparimi i shtigjeve të gjuetisë. Zgjedhja e juaj me datën 17 tetor, do të jetë vulë e ndryshimit dhe fitores sonë të përbashkët! 121

Të ngjashme