Berisha: Premtoj që në qeverisjen time, gratë do të jenë në pozita vendimmarrëse

Prishtinë | 28 Sht 2021 | 16:55 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të Istogut nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha sot ka takuar bizneset të cilat udhëhiqen nga gratë, duke theksuar se ato meritojnë çdo herë mbështetjen dhe përkrahjen e duhur.

Berisha së bashku me kandidatet për Asamble Komunale, vizitoi  lokalin “Lady Latte” me pronare znj.Serbeze Bujupaj.

Kandidati për kryetar të Istogut Bekë Berisha premtoi se me qeverisjen e tij në Istog, gratë do të kenë hapësirë që të dominojnë në pozita vendimmarrëse.

Postimi i plotë:

Bizneset e udhëhequra nga gratë meritojnë të kenë çdoherë mbështetje, duke e ditur punën dhe angazhimin e tyre.

Sot, së bashku me kandidatet për Asamble Komunale, vizituam lokalin “Lady Latte” me pronare znj.Serbeze Bujupaj.

Unë, premtoj se në qeverisjen time gratë do të kenë hapësirë që të dominojnë në pozita vendimmarrëse, në mënyrë që të bëhet fuqizimi i rolit të gruas në shoqërinë tonë.

Andaj, vetëm së bashku mund t’a bëjmë ndryshimin!

Për Istogun e guximit dhe urtësisë.

#Meqytetarë121

Të ngjashme