Berisha premton se për 18 muaj do të ketë ujë të pijes në çdo shtëpi të Istogut

Prishtinë | 27 Sht 2021 | 18:22 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të komunës së Istogut nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha ka thënë se edhe pse ka ujë të pijshëm mjaftueshëm Istogu po përballet me këtë problem, duke shtuar se do të vazhdojë pa u ndalur për të zgjidhur këtë qështje.

Berisha premton se për 18 muaj të gjithë qytetarët e Istogut do të kenë ujë të pijes në shtëpitë e tyre.

Postimi i plotë:

“Gjithkund burime, në ujë flejmë, Istogu ujë të pijshëm nuk ka. Për 18 muaj të gjithë qytetarët e komunës së Istogut do të kenë ujē të pijes në shtëpitë e tyre”.

Të ngjashme