Berisha zotohet për fuqizimin e komuniteteve në shoqëri, ofron prespektivë siguri e punësim

Prishtinë | 01 Tet 2021 | 22:47 | Nga Ekonomia Online

Me qëllim të përfshirjes së çdo qytetari në bashkëqeverisje, kandidati për kryetar të Istogut, Bekë Berisha ka mbajtur tubim me gjenerata të ndryshme së bashku me kandidatë për asamble komunale.

Berisha zotohet për fuqizimin e rolit të komuniteteve në shoqëri, duke iu ofruar prespektivë, punësim e siguri.

Postimi i plotë:

Një tubim me gjenerata të ndryshme, së bashku me kandidaten për Asamblenë Komunale, Blendona Shpatollaj-Radi dhe kryetarin e PLE-së, Veton Berisha. Me qëllim të përfshirjes së çdo qytetari në bashkëqeverisje, diskutuam synimet tona si bashkëudhëtar në rrugëtimin tonë të suksesshëm. Zotohem për fuqizimin e rolit të komuniteteve në shoqëri, duke ju ofruar përspektivë, integrim, punësim dhe sigurim të të drejtave të barabarta në çdo sferë publike. Bashkë për ndryshim dhe zhvillim! #MeqytetarëtpërIstogun 121

Të ngjashme