Besa Ismaili e PDK-së mbet jashtë Kuvendit

Prishtinë | 20 Shk 2021 | 10:19 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputetja e PDK-së, Besa Ismaili, ka njoftuar se nuk do të jetë pjesë e Kuvendit në legjislaturën e re.

Ajo tha se do të vazhdojë të punojë në synimet e saj për të drejtat e njeriut, njofton Klan Kosova.

“Një betejë e humbur për mua nuk është një luftë e humbur. Një kauzë e papërmbushur, nuk është kauzë e shuar. Një amanet i parealizuar për mua nuk është një përpjekje e zmbrapsur. Përkundrazi!”.

“Ndërtimi i ëndrrës për një Kosovë me të ardhme më të mirë asnjëherë nuk ka pushuar dhe nuk do të pushojë as tash. Çdo ditë luftën tonë ndaj të keqes do ta mbushim me ide dhe plane. Do të dëshmojmë krahas kësaj se jemi me ju, edhe pse privilegjet e disave janë humbur. Materializmi nuk e ka mbajtur apo forcuar kauzën tonë, por fisnikëria dhe sinqeriteti dhe fakti që jemi në anën e drejtë të historisë”.

“Punët e dobishme në parlament dhe komision për të drejta të njeriut, do t’i vazhdoj tutje, me ju, pranë jush, asnjëherë papeshuar”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme