Braktisin PDK-në, i bashkohen Daut Haradinajt në garën për Prishtinë

Prishtinë | 07 Tet 2021 | 20:28 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës, po vazhdon furishëm me aktivitetin e tij zgjedhor. Kësaj radhe Haradinaj, ka takuar një grup aktivistësh e simpatizantë të Partisë Demokratike të Kosovës nga fshati Bardhosh, të cilët prej tani e tutje i bashkohen vizionit të Daut Haradinaj.

Përmes profilit të tij në Facebook, Haradinaj ka njoftuar se ky grup i qytetarëve prej tani e tutje do të bashkërrugëtojnë në garën për Prishtinën.

Njoftimi i plotë:

Sonte e prita një grup të fshatit Bardhosh që ju bashkuan ekipit tonë E para Prishtina.
Këtij fshati pa infrastrukturë elementare dhe i braktisur nga gjitha qeverisjet e kaluara, do t’i kthehet shpresa.

Na priftë e mbara e suksese

Të ngjashme