Çitaku nuk i komenton exit poll-et, falënderon qytetarët që dolën të votojnë

Prishtinë | 17 Tet 2021 | 19:41 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, në një konferencë për media ka falënderuar nga zemra të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, që dëshmuan kulturë të lartë demokratike e politike, duke votuar në mënyrën më të civilizuar për të ardhmen e komunave të tyre, raporton Ekonomia Online.

Çitaku ka falënderuar të gjithë zyrtarët përgjegjës për organizimin e zgjedhjeve, Policinë e Kosovës që u kujdes për sigurinë dhe të gjithë personelin tjetër të angazhuar në këto zgjedhje.

“Tani, të gjitha votat e qytetarëve ndodhen në kutitë e votimit dhe ftojmë të gjithë komisionerët dhe vëzhguesit që të numërojnë saktë secilën votë. Sot ishte dita vendimtare për të ardhmen katër vjeçare të komunave.”, tha ajo.

Çitaku theksoi se sipas informacioneve të marra nga vëzhguesit PDK-së që janë angazhuar në gjithë territorin e vendit, rezultatet e para janë shumë pozitive dhe shumë inkurajuese për Partinë Demokratike të Kosovës.

“Tani presim konfirmimin zyrtar nga Komisoni Qendror i Zgjedhjeve.”, përfundoi ajo.

Çitaku nuk ka dashur t’i komentoj exit poll-et e publikuara nga mediet.

Të ngjashme