Daut Haradinaj: Do t’i zgjidhim të gjitha problemet e Prishtinës, një nga një

Prishtinë | 06 Tet 2021 | 14:18 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të Prishtinës Daut Haradinaj, po vazhdon me fushatën e tij kreative për Prishtinën.

Në videon e prezantuar në profilin e tij në facebook, shihen disa nga projektet e Haradinajt për kryeqytetin, të cilat po vlerësohen pozitivisht nga opinionistët si dhe të arritshme nga ekspertët e fushës. 


Zbatimi i Ligjit për Kryeqytetin, ndërtimi i Spitalit të Përgjithshëm, ndërtimi i Unazës së Madhë janë vetëm disa nga pikat programore që veçohen nga njohësit politik, në programin e Daut Haradinaj. 

Postimi i Haradinajt: 


Vendime të guximshme e presin Prishtinën pas 17 tetorit! 
Së bashku do t’i zgjidhim të gjitha problemet, një nga një, me punë dhe dashuri për kryeqytetin! 
#eparaPrishtina#punamarë

https://www.facebook.com/watch/?v=875285040025557

Të ngjashme