Daut Haradinaj fton qytetarët për takime: Në ora 18:00, te Shtabi Zgjedhor do të diskutojmë për Prishtinën

Prishtinë | 11 Tet 2021 | 10:15 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj përmes profilit të tij në Facebook ka njoftuar se gjatë ditëve në vijim do të bashkëbisedojë me qytetarë në zyret e shtabit zgjedhor të tij, çdo ditë nga ora 18:00.

Haradinaj ka njoftuar se sot do t’i takojë banorët e lagjeve: Parku i Qytetit, Rruga e Bledit, Velanisë dhe Taslixhes.

Njoftimi i plotë i tij:

Krahas fushatës shtëpi me shtëpi, në respektim të masave anti covid dhe në pergjigje të interesimit të madh të qytetarëve, gjatë ditëve në vijim do të bashkëbisedojmë në zyrën e shtabit zgjedhor me qytetarët çdo ditë, nga ora 18:00. Duke respektuar masat kundër pandemisë, do të mblidhemi dhe do të flasim për ndryshimin e vërtetë që i duhet Prishtinës. Sot takojmë banorët e lagjeve: Parku i Qytetit, Rruga e Bledit, Velanisë dhe Taslixhes. Ju pres në zyret e shtabit zgjedhor, tek Sheshi 21. #eparaPrishtina #punamarë

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme