Daut Haradinaj: Kryeqytetit i duhet vendosmëri në vendimmarrje

Prishtinë | 05 Tet 2021 | 09:13 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj ka thënë se përkrahja qytetare për programin qeverisës që ofron ai në këto zgjedhje vjen si pasojë e problemeve të grumbulluara ndër vite.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se qytetarët besojnë fuqishëm se Kryeqytetit i duhet vendosmëri në vendimmarrje.

“Mbështetje e madhe për programin tonë e para Prishtina. Problemet e grumbulluara ndër vite në kryeqytet, kanë ofruar kryeqytetasit me vizionin tonë për të qeverisur Prishtinën dhe zgjidhur problemet e saj një nga një”.

“Gjithëpërfshirja dhe bashkëpunimi me qytetarin me plan të konkretizuar për Prishtinën, po e rrisin çdo ditë besimin se Kryeqytetit i duhet një vendosmëri në vendimmarrje”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

Të ngjashme