Daut Haradinaj: Nuk do të lejojmë që Kodra e Trimave të trajtohet si lagjja e 13 e Parisit

Prishtinë | 08 Tet 2021 | 20:44 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj sot është pritur nga banorët e Kodrës së Trimave. Në këtë takim Haradinaj është pritur nga familja Ajeti si dhe hoxhë Nexhmi Hoxha, Imam në xhaminë ‘Pavarësia’.

Përmes profilit të tij në facebook, Haradinaj ka thënë Kodra e Trimave historikisht është diskriminuar nga pushtetet e kaluara. Haradinaj është shprehur se në qeverisjen e tij kjo lagje do të jetë prioritet i tij qeverisës dhe se do të trajtohet me dinjitet.

Kujtojmë se që nga bërja publike e kandidaturës për Prishtinën, Haradinaj ka qenë tejet aktiv në këtë pjesë të kryeqytetit, duke ndikuar që të rritet skajshmërisht përkrahja ndaj kandidaturës së tij. Sipas shumë opinionistëve, Kodra e Trimave konsiderohet si pikë e fortë e Daut Haradinaj në garën për Prishtinë, me çka e bën Haradinajn pretendent serioz për balotazh.

Të ngjashme