Daut Haradinaj: Prishtina do të shkojë në balotazh

Prishtinë | 06 Tet 2021 | 21:26 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i AAK’së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, thotë se Prishtina do të shkojë në balotazh. Thotë se i pari do të dalë Arben Vitia derisa gara për të dytin thekson se mbetet e hapur.

“Unë jam i bindur se do të ketë balotazh”, thotë Haradinaj.

“Por se kush do të shkojë në balotazh mbetet të shihet me datën 17”, shtoi ai.

“Është herët për me ditë por, për të prin unë besoj që do të jetë kandidati i VV’së pavarësisht se çka kisha mund unë me fol për kandidaturën e tij ndërsa për të dytin gara është e hapur”, shpjegoi Haradinaj në Rubikon.

Të ngjashme