Daut Haradinajt vazhdon t’i rritet mbështetja në garën për Prishtinë

Prishtinë | 05 Tet 2021 | 20:22 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj ka vazhduar me aktivitetin e tij në kuadër të garës për Prishtinë. Kësaj radhe, Haradinaj është pritur ngrohtësisht në familjen e kandidatit për asamble, Kushtrim Mushica si dhe nga banorë të lagjes Xhavit Ahmeti.

Përmes profilit të tij në facebook, Haradinaj ka thënë se programi i tij për Prishtinën përmban projekte konkrete dhe lehtë të arritshme.

Sipas Haradinajt, përkrahja e madhe ndaj vizionit të tjj, është siguri për jetesë më të mirë në kryeqytet.

Njoftimi i plotë:

Në lagjen Xhavit Ahmeti, ish Rruga e Bledit, në familjen e kandidatit për asamble Kushtrim Mushica. Familja Mushica një familje e njohur e me vlera të larta, ndërkaq Kushtrimi njihet si ikonë e sportit kryeqytetas dhe e gjithë Kosovës.

Kjo pjesë e kryeqytetit sikurse edhe lagjet e tjera vuan nga mungesa e ndriçimit dhe transportit publik. Kaosi me kabllot elektrike mbetet gjithashtu çështje për t’u trajtuar me urgjencë.

Programi ynë për Prishtinën përmban projekte konkrete dhe lehtë të arritshme. Përkrahja e madhe ndaj vizionit tonë, është siguri për jetesë më të mirë në kryeqytet.

Të ngjashme